Detaje të reja për atentatin në Porcelan

2017-07-06 7

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me atentatin e të enjtes në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, ku mbeti i plagosur 26 - vjeçari Dejvis Rrustemaj. Ky i fundit mësohet se t?i ketë thënë policisë se ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mbante mend kush e kishte qëlluar.

Nga verifikimet e kryera është konfirmuar se autorët e atentatit, iu afruan 26 - vjeçarit me një mjet fuoristradë ?Volkswagen? Tuareg. Nga brenda saj një person ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa më pas mjeti është larguar me shpejtësi.

Policia po kërkon pamje të kamerave të sigurisë së zonës, për të zbuluar drejtimin e mundshëm të lëvizjes së atentatorëve. Rrustemaj, njihet nga policia si person me precedentë penalë dhe i skeduar.

Rasti më i njohur është ai i kanosjes së Andi Fishekut, djalit të binzesit të karburanteve, Ilajz Fisheku. Për këtë ngjarje ai është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në Shtator të vitit 2005. Kjo është një prej pistave që po hetohet nga policia, ndërsa nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera të mundshme që ai mund të ketë pasur.

Tv Klan